Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytet.
Gjatë natës së kaluar deri në orët e hershme të mëngjesit, në zonën qendrore të qytetit dhe në komunën Karposh, Ndërmarrja ka zbatuar larjen makinerike me autocisterna dhe fshirjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha përgjatë bul.Goce Dellçev, Qeverisë së RMV-së, Katedrales sëShën Klimentit të Ohrit dhe përgjatë bul. Aradhat Partizane.
Në shtojcë është paraqitur video-materiali i incizuar gjatë natës së premte – e shtunë ku mund të shihen qartë aktivitetet e ekipeve të NP Higjiena Komunale- Shkup, të cilat detyrat e tyre të punës i kryejnë në terren. Aktiviteteve iu bashkua edhe Drejtori i Ndërmarrjes, Jeton Neziri, i cili së bashku me ekipin e tij profesional dhe punëtorët nga ndërrimi i tretë, analizuan gjendjen aktuale në terren dhe propozuan planin për punë të mëtutjeshme që do të kontribuojë për sukses më të madh në punën e Ndërmarrjes me qëllim për të siguruar mjedis të pastër dhe të rregullt dhe një jetë më cilësore për qytetarët në qytetin tonë.