Nafie Selmani: Izet Mexhiti veçse është më kryetar i VLEN-it

Nafie Selmani

 

“U kanë hy thikat Billit me Izetin, kush ta merr VLEN-in” – është fjalia që u bë shkak për rreshtat në vijim.

 

Po e them që në fillim, aspak nuk më intereson kush do ta drejtojë një grup partish që na mashtruan me premtimin për “ndryshim”, por që ndryshimin e shndërruan në mashtrim. Megjithatë, kjo fjali më frymëzoi, sepse më kujtoi një të vërtetë të madhe: “Horrat në fund shkatërrohen mes veti”. Deri atëherë, për korrektësi, të themi se Izeti veçse është më kryetar i VLEN-it, jo se unë dua kështu, ose dikush tjetër ndoshta, por sepse kështu është plani, dhe kështu po ndodh.

 

Nga tabori i Billallit thonë se ai është “nxehur” për ta marrë drejtimin e VLEN-it, pasi ka dalë më i votuari ndër kandidatët e këtij koalicioni. Mirëpo, nga ana tjetër, Izeti me përvojën e tij 20-vjeçare në BDI dhe me njohjen e mirë të taktikave të saj ka arritur ta mbajë nën kontroll grupin e VLEN-it, pavarësisht mërive, ambicieve, inateve dhe lojës pas shpine që i kanë bërë njëri-tjetrit që nga dita e bashkimit.

 

Pritjet dhe rezultatet janë të qarta, se drejtimin e VLEN-it do ta merr Izeti, e jo Bilalli.

 

Sa për Zeqirijain, ai as që është në kombinim, sepse, siç thonë me të drejtë njerëzit: Alternativa ka aq aktivistë sa funksionarë.

Ose, siç e ka përmbledhur me saktësi Kim Mehmeti: “Parti me një mini-bus njerëz.”

 

E se çfarë pretendimesh kanë Arben Fetai, Bekim Qoku e Bekim Fazliu në garën për kryetar të VLEN-it do ta shohim ditët në vijim, megjithëse këta janë pa struktura partiake.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Nesër fillon regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme publike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm