More

    Nacionale: Axha i Prindon Sadriut që u vra mbrëmë, dyshohet për pedofili, dorasi u hakmor për dy motrat e tij

    “Nacionale” raporton se Sadri Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.

    Nacionale raporton se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas Nacionale, viktima ishte burri i tezës së dorasit.

    Burimet e Nacionales, thonë se viktima Sadri Sadriu është axha i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

    Për rastin, sipas burimeve të Nacionale, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

    Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...