E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

MPJ greke reagon ndaj betimit të Siljanovskës: “Kursi europian varet nga përdorimi i emrit kushtetues”

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e cila ishte ftuar në seancën e Kuvendit për inaugurimin e Gordana Siljanovskës, u largua në shenjë proteste për shkak se presidentja gjatë betimit të saj vendin e quajti Maqedonia, duke e shkelur Marrëveshjen e Prespës. Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar pas betimit të sotëm të presidentes së sapozgjedhur të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. MPJ greke thotë se pavarësisht se në tekstin zyrtar të betimit që i është lexuar, vendi quhet “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re ka vendosur ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Sipas Ministrisë, ky akt shkel në mënyrë të rëndë Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është në përputhje me detyrimet e tij ndërkombëtare. “Qeveria greke, pavarësisht kundërshtimeve që shprehu për ratifikimin e marrëveshjes, e respektoi atë si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër ligjore. “Greqia, në këtë kontekst, deklaron kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, si dhe kursi evropian, varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit“, thuhet në reagim.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads