MPB zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjek me dronë

Sonte në mesnatë do të fillojë heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në përfundimin e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të së dieles. Nga e hëna, më 20 tetor, do të fillojë fushata për ato komuna ku do të ketë rreth të dytë të votimeve. Institucionet kompetente veç më kanë filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ministria e Brendshme në Maqedoni njoftoi sot se, në kuadër të masave që po ndërmerren për sigurinë në ditën e zgjedhjet, do të përfshihet edhe përdorimi i dronëve për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh.

 

Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.

 

MPB

 

“Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”.

 

Ndërkaq, edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar shpërndarjen e materialit konfidencial zgjedhor te të gjitha komisionet komunale zgjedhore në vend. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë gjithsej 1.8 milionë votues, aq sa janë të regjistruar në Listën Zgjedhore. /SHENJA/

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm