Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa lokalisht herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (UHMK), temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 37 deri në 43 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të ulet deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 43 gradë.
Edhe nesër do të mbetet shumë nxehtë, me temperatura që në disa vende do të arrijnë deri në 43°C.
Nga e diela dhe ditët në vijim pritet ulje e temperaturave, si dhe kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri herë pas here e përforcuar nga veriu.

