More

    Moti i lig dëmton të mbjellat/ Bujqët e Straçincës: Puna e disa muajve shkoi dëm në pak minuta

    Mijëra hektarë të mbjella janë demtuar nga moti i ligë i një ditë më parë. Ekipi ynë vizitoi fshatin Straçincë, ku shumica e banorëve jetesën e sigurojnë përmes bujqësisë. E gjithë puna e tyre shkoi dëm në pak minuta. Nga Komuna e Gazi Babës thonë se po konsultohen me Ministrinë e Bujqësisë për të gjetur një zgjidhje për dëmshpërblimine banorëve.

    “Pas motit të lig që kaploi Maqedoninë një natë më parë, kemi ardhur në fshatin Straçincë për të parë dëmin që ky mot i ligë ju ka shkaktuar të mbjellave në këtë fshat, ku shumica e banorëve nxjerrin bukën e gojës dhe mbajnë familjet e tyre pikërisht nga mbjellja e tokës.”

    Me të parë se kishim mbërritur ishin vet bujqët që na thërrisnin herë njëri e herë tjetri për të na treguar të dëshpëruar dëmin që të mbjellat e tyre kishin pësuar.

    Nexhmedin Rustemi kishte punuar për disa muaj vet i 12 për të kultivuar duhanin që moti ia dëmtoi në pak minuta.

    “Këtu kanë punuar 12 veta, fëmijët e të gjithë kemi ardhur këtu dhe kemi punuar.  Deri tani vetëm një dorë kemi mbledhur, tjetri ka mbetur, mirë por ja i lumi Zot na e mori nga goja dhe atë për 20 minuta” – tha Nexhmedin Rustemi- bujk.

    Fusha të mbushura me shalqi e pjepër të plasaritur investim dhe mund i shkuar dëm.

    “Këtu ka goxha dëm, ka 4,5 ose 6 ton. Këtu kemi investuar shumë. Do ta heqim të gjithën edhe do ta hedhim. Vetëm nga kjo jetojmë ne. Nga Komuna presi, Komuna duhet të sjellë inspektore që të shohin gjendjen” – tha një banor i Fshatit Straçincë.

    “Sa hektar ke mbjellur këtu?
    – Këtu janë 3000 metra. Atje tutje kam pjeprin 4500 metra.
    -Sa muaj ke punuar për këtë?
    – Sa muaj? Mos pyet, që në mes të dimrit deri tani.
    – Të është dhimbsur?
    – Si nuk më është dhimbsur.Një të më marrin dhimbset, jot ë gjithën, Por punët e Zotit.”

    “Sa hektar kishe mbjellë?
    -Dy mijë metra I kam atje. Këtu kam edhe një katër mijë metra.
    Prej dy mijë metrave, ke marrë vetëm këto dy gajbe?
    – Vetëm i mora për të jua dërguar fëmijëve.”

    Banorët nuk janë optimist se shteti do t’i dëmshpërblejë së shpejti. Ata thonë se në të kaluarën u është dashur të presin me vite për të marrë një pjesë të parave që kishin investuar në mbjelljen e tokës.

    “Unë nuk pres asgjë nga institucionet. Atë e di 100%, sepse nuk është hera e parë që e kemi këtë hall.  Në vitin 2018 kishte breshër, ishte koha e dredhezave, mirëpo e pati demtuar edhe  pjeprin dhe bostanin. U desht të pres mbi 6 vjet për dëm mbi dy hektar për të marrë 950 euro. Unë nuk mendoj ta shes dhe prandaj po e pres, kush ka kafshë lop apo dhen, pasi disa ditësh është I mërseardhur të vijë t’I marrin që të paktën ato të ushqehen” – tha banor i Fshatit Straçincë.

    Kontaktuam me Komunë e  Gazi Babës për të kuptuar se si dhe kur do të veprojnë për vlerëesimin e dëmit. Nga ky institucion na thanë se po zhvillohen diskutime dhe konsultime me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Burimeve Ujore për të gjetur një zgjidhje, duke shtuar se deri në fund të ditës do të merrët një hap konkret. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska fal ish-kryetarin e Komunës së Manastirit! Ishte dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare…

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili vuante dënimin me...

    Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

    TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar...

    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim

    Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21....

    Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

    Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të...