More

    Moti i keq me dëborë pushton Britaninë

    Britani është pushtuar nga mot i keq me reshje të dendura dëbore. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në ditët në vijim.

     

    Sipas medieve të huaja, më shumë se 200 shkolla janë mbyllur në Britani. Shërbimi Meteorologjik i qeverisë ka lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë, ngrica dhe trafik rrugor, devijime të rrugëve dhe ndërprerje të pritshme të energjisë elektrike.

     

     

    Një nga paralajmërimet mbulon Uellsin jugor, paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër paralajmërim është dhënë për Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Paralajmërimi i tretë, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditë të së mërkurës, ka të bëjë me Skocinë dhe lindjen e Anglisë.

     

    Ekziston gjithashtu një paralajmërim i mëtejshëm për zonën e Irlandës së Veriut deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Lartësia e borës pritet të jetë 10 centimetra në zonat që do të preken më shumë nga moti i keq. Termometri natën e së hënës tregoi temperatura nën zero në pjesën më të madhe të Britanisë, me rekordin e ulët të vendosur në Aberdeenshire që tregoi -11.2 gradë celcius.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...