Moti nesër do të jetë me diell me erëra të forta veriore herë pas here dhe temperatura që do të arrijnë 31 gradë. Në Shkup priten temperatura të qëndrueshme nga 12 deri në 28 gradë, ndërsa nga e diela parashikohet jostabilitet me shira dhe bubullima.
Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar, njofton Departamenti Meteorologjik.

