Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar, nga drejtimi i veriut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri 35 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe paraqitje e mundshme e breshërit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.
Nesër paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me erë të përforcuar, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe paraqitje të breshërit. Deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Të premten do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë, kryesisht nga drejtimi i veriut.

