Mot i ftohtë me shi dhe erë

Moti sot, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të jetë me shi, ndërsa në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²).

 

Nga DPHM-ja informojnë se për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në male dhe në disa nga vendet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km/h.

 

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.

 

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e përfocuar deri e fortë nga drejtimi verior.

 

Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 10 gradë.

 

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nesër dhe të enjten do të ketë reshje, të cilat do të jenë më të bollshme (nesër mbi 20 l/m², e të enjten mbi 30 l/m²). Për shkak të zbritjes së një mase ajri të ftohtë, në male dhe në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë.

 

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të lehtë lokal. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km/h. Nga e diela vijon një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm