Mos hapni mesazhe të rreme të dërguara në emër të “Safe City” – Ja si t’i njihni

Mesazhet e rreme gjoja vijnë nga Departamenti i Mjeteve Motorike si njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dhe përmbajnë një link të rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen për të kryer pagesë për një shkelje trafiku të pretenduar.

 

Grand Kozmetik

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se në këtë periudhë është vërejtur shfaqja e sulmeve phishing që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, email-eve, faqeve të internetit, aplikacioneve celulare dhe mesazheve në rrjetet sociale.

 

Mesazhet e rreme gjoja vijnë nga Departamenti i Mjeteve Motorike si njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dhe përmbajnë një link të rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen për të kryer pagesë për një shkelje trafiku të pretenduar.

 

– Bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur përdorin internetin, të mos hapin linke dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale si numra kartash bankare, fjalëkalime ose identifikues personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domaine zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose te banka përkatëse – thonë nga MPB.

 

Njoftimet SMS për shkeljen e kryer duhet të vijnë nga dërguesi MVR-SC. Në tekst duhet të përmbajnë domosdoshmërisht targën e regjistrimit të mjetit që ka kryer shkeljen dhe një link në formatin e mëposhtëm: https://safecountry.mvr.gov.mk…

 

Sektori për Krime Kompjuterike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë se vazhdon me hetime aktive dhe me marrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtij lloji mashtrimesh.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm