More

    “Mos blini nga shqiptarët”, fushata antishqiptare në X

    BËHET THIRRJE QË TË BOJKOTOHEN EDHE ZINXHIRËT E MARKETEVE ME PRONAR SHQIPTAR

    Thirrje individuale apo paralajmrim i një ushatë të sinkronizuar kundër produkteve shqiptare në Maqedoni.

    Në rrjetin social X, së fundmi është paraqitur një postim në të cilin bëhet thirrje të bojktohen produktet dhe  kompanit shqiptare në Maqedoninë e Veriut, informon Klan Macedonia.

    Një grup i profileve kryesisht të rreme, që shpërndajnë përmbajtje nacionaliste e që janë përkrahës të hapur të politikave të partisë në pushtet VMRO DPMNNE, po shpërndajnë foto të logove të kompanive shqiptare në vend, duke u vendosur mbishkrime ku bëjnë thirrje që të bojkotohen të njejtat

    Ky është njëri ndër këto poste, i cili është bërë viral në platformën X dhe ka mbi 100 shpërndarje.

    “Mos blini nga shqiptarët” “Blini vetëm nga maqedonasit”, janë disa nga komentet e shkruar poshtë postit të publikuar.

    Por, përpos thirrjes për bojkot, në komentet haset edhe gjuhë e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

    Madje, në disa prej komenteve, thuhet se kompanive shqiptare, duhet t’u ndalohet që të distribuojnë produkte nëpër markete.

    Po ashtu, bëhet thirrje që të bojkotohen edhe zinxhirët e marketeve me pronar shqiptar.

    Përmbajtje e këtilla në rrjetet sociale, vijnë në një kohë kur në opinion është aktuale tema e balancuesit, mekanizmit që del nga Marrëveshje e Ohrit, për përfaqësimin adekuat të të gjitha etniteteve në institucionet publike. Si dhe tema e inicuar nga VLEN për themelimin e ASHSHA. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...