Miratimi i “Safe City” disa ligjeve tjera, Gashi e quan ditën e sotme produktive

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vlerësuar si produktive ditën e punës në Kuvend, gjatë së cilës u përmbyllën disa seanca plenare dhe u morën vendime të rëndësishme me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët.

 

Sipas Gashit, me konsensus të gjerë parlamentar u zgjodh Avokati i ri i Popullit, Faton Selami, i cili do të marrë përgjegjësinë për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

 

“Zgjedhja e Avokatit të Popullit me mbështetje të gjerë është një sinjal pozitiv për funksionimin demokratik të institucioneve dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka theksuar Gashi.

 

Postimi i plotë i Gashit:

 

Një ditë produktive në Kuvend, ku u pëmbyllën disa seanca plenare. Me konsensus të gjërë u zgjodh Avokati i Popullit, me ç’rast Faton Selami merr këtë përgjegjësi për garantimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

 

Ndër të tjerat, u miratuan disa akte të rëndësishme për qytetarët:

-Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet (i ashtuquajturi Ligji për Qytetin e Sigurtë)

-Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme

-Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici

 

Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale të keqpërdorimit seksual të personave të mitur dhe pedofili

 

Këto vendime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit ligjor, rritjes së sigurisë publike dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Artikuj të ngjashëm