More

    Ministrja Mila CAROVSKA diskriminon shqiptarët, mbi 500 familje të Sarajit për të drejtat sociale ecin 10 kilometra që të arrinë deri në sportele

    Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska edhe pas 1 viti që ka marr mandatin nuk bën asnjë investim në komunën e Sarajit, raporton,portali,Amerika-RADIO.

    Mbi 500 familje të komunës së Sarajit ku jetojnë afro 40.000 banorë cdo ditë hasin vështirësi të madhe që të marrin të drejtën e tyre sociale të garantuar me ligjet e Kushtetutës së Maqedonisë.

    Këta familje,për të marrë një shërbim duhet të udhëtojnë plot 10 kilometra rrugë që të arrinë deri në sportelet e qendrës sociale në Shkup që gjenden në afërsi të Lagjes Kapishtec dhe Kadastrës së Qytetit të Shkupit.

    Madje banorët e vendbanimeve Bojanë dhe Kopanicë duhet të udhëtojnë plotë 25 km rrugë që të arrinë deri në këtë sportel për të marrë shërbimin e duhur social.

    Portali, Amerika-Radio ka hulumtuar se pjesa më e madhe e këtyre familjeve janë raste sociale, të cilët marrin ndihmë nga shteti, afro 20 përqind prej tyre janë familje të cilët marrin  të drejtën për FËMIJË të TRETË, ndërsa një pjesë janë familje të cilët marrin ndihmë për ndonjë antarë të sëmurë të familjes që njihet si NDIHME E PERSONIT TË TRETË dhe familje që kanë invalid apo persona të hendikepuar në shtëpi.

    Portali,AMERIKA-RADIO raporton se ministrja Carovska në bazë të vullnetit të saj mund shumë shpejt të zgjidh këtë problem, pasi një Qendër për rastet sociale me vite është e hapur në vendin e quajtuar “CICINO SELO” që gjendet në hyrje të fshatit Gërcec, që graviton në Komunën e Sarajit.

    Në këtë qendër, mund të hapet një ZYRË E RE, ku këto 500 familje shqiptare të mund të marrin të drejtën e tyre sa më afër shtëpisë së tyre, pasi në cdo komunë, ka zyrë për cështje sociale, sin ë Cair dhe në komunat tjera.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...