More

    Ministrja e Qeverisë së Mickoskit: Unë deklaroj se kam vetëdije dhe origjinë bullgare

    Media bullgare BGNES ka publikuar një tekst në të cilin thotë se përcjell përmbajtjen e deklaratës së Sanja Bozhinovskës, ministres së re të Energjetikës të Maqedonisë së Veriut, në të cilën ajo ka kërkuar shtetësinë bullgare.

    Sipas njoftimit të kësaj medie, Bozhinovska në vitin 2004 kur është pajisur me shtetësinë bullgare ka plotësuar Deklaratën me rëndësi të veçantë ku ajo nënshkruan se ka rrënjë bullgare: “Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.

    Bozhinovska dy javë më parë theksoi se “asnjë shtetas i Maqedonisë, i cili ka marrë nënshtetësinë bullgare, nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendoi se kishte dorëzuar dokumente për shtetësinë bullgare, si dhjetëra mijëra maqedonas të tjerë, vetëm për “arsye ekonomike”. Bozhinovska dikur e quajti procedurën “mashtrim me dokumentet e paraqitura nga shteti bullgar”.

    Por, në deklaratën e aplikimit për shtetësi bullgare, Bozhinovska ka deklaruar se nëna dhe babai i saj janë bullgarë me origjinë, thuhet në tekstin e mediave bullgare.

    Ministrja e Energjisë, e cila, siç shkruan BGNES, është një nga ministrat më të afërt me kryeministrin Hristijan Mikoski, në dokumentin e nënshkruar nuk specifikon “arsye ekonomike” apo “punë jashtë vendit”, siç pretendon ajo, si dhe arsye të tilla për shtetësinë nuk ekzistojnë sipas legjislacionit bullgar.

    Përveç nënës dhe babait, shtetas bullgar është edhe vëllai i ministres Danieli. Në tekstin e mediave thuhet gjithashtu se nëse Bozhinovska ka dhënë informacion të rremë, atëherë sipas legjislacionit bullgar ajo do të përgjigjet penalisht.(INA)

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Bexheti: Mickoski nuk po i ndal shigjetat ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve! A po e ktheni statusin e shqiptarëve si para vitit...

    Blerim Bexheti nga Fronti Europian duke komentuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, tha se kryeministri Hristijan Mickoski edhe...

    Nga java e ardhshme mëngjese me temperatura nën zero

    Vazhdon periudha e motit stabil dhe të thatë me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta në disa lugina,...

    Punonjësi i ‘Parkingu i Qytetit’ është rrahur pas vendosjes së një bllokuesi në një automjet

    Më 30 tetor 2024, rreth orës 15:07, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se një...

    BDI: Mickovski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikimin me BDI-në menjëherë

    Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif...