Me Ligjin e ri për ri-organizimin e ministrive dhe themelimin e ministrive të reja, tashmë ministria e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale ka dalur në objektin e ri në qendër të Shkupit.Por në vendosjen e tabelës treguese, e cila është e shkruar në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht, shihet qartë në tabelë në gjuhën shqipe kanë gabuar, në vend që të jetë Ministria e Energjetikës, Xehetarisë dhe Lëndëve të para Minerale e kanë shkruajtur Ministria e Enegjetiksë, Xehatarisë dhe Lëndëve të para Minerale.