More

    Ministri Murtezani në takim pune në Tetovë

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot për vizitë pune ishte në Komunën e Tetovës, ku mbajti takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe ekipin e tij. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve dhe informacioneve për progresin në realizimin e IPA projekteve ku si shfrytëzues është komuna, që është pjesë e përpjekjeve të MÇE Murtezani që i ndërmer për shfrytëzim më të mirë të IPA fondeve.
    Murtezani theksoi se ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë është një nga IPA projektet që del nga strategjia nacionale të ujërave për vendin, dhe njëkohësisht nënkupton zbatimin e legjislacionit evropian të ujërave për vendin tonë. Investimi përmes IPA-s është i madh dhe kërkon përkushtim më të madh të të gjithë palëve nga pushteti qendror dhe lokal. Kryetari i komunës Kasami riafirmoi se Komuna e Tetovës është e përkushtuar për realizimin e projektit, i cili aktualisht është në proces tenderimi, por njëkohësisht ai dhe ekipi i tij ndanë edhe shqetësimet për kapacitetet e Komunës që të planifikoj, zbatoj dhe të kujdeset për këto lloje projektesh investuese. Bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të investohet në trajnime dhe në krijimin e kushteve për punën e ekspertëve në projekte të tilla të rëndësishme.
    Në takim gjithashtu u diskutua edhe për projekte të tjera ku Komuna paraqitet si shfrytëzues, nga programi për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë dhe programin për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën, në kontekst të bashkëpunimit të mundshëm me Ministrinë për Çështje Evropiane. Në këtë drejtim u dakorduan që të bëhen përpjekje për shfrytëzimin e mundësive të cilat i ofron qendra për trajnim në MÇE, për përforcimin e kapaciteteve të Komunës së Tetovës në kontekst të shfrytëzimit më të mirë të fondeve evropiane.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...