Mexhiti: Çarshia do t’i shijojë tingujt e muzikës klasike, operës, flamenkos dhe serenatave korçare

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka informuar që edhe dy ditë na ndajnë deri në Festivalin Internacional të Muzikës “Çarshia”, një nismë e Komunës së Çairit, që lindi nga bindja se kultura është një nga themelet mbi të cilat ndërtohet identiteti i një vendi.

“Pasnesër nis edicioni i parë i Festivali Internacional të Muzikës “Çarshia”, një nismë e Komunës së Çairit, që lindi nga bindja se kultura është një nga themelet mbi të cilat ndërtohet identiteti i një vendi.

Për katër net me radhë, Suli Hani dhe Kurshumli Hani do të mbushen me tinguj të muzikës klasike, operës, flamenkos dhe serenatave korçare. Çarshia e Vjetër ka qenë gjithmonë një hapësirë takimesh, ku janë kryqëzuar njerëz, kultura dhe histori. Këto ditë, asaj historie do t’i shtohet edhe muzika.”, ka shkruar Izet Mexhiti.

 

Ai tutje thotë se përmes kësaj nisme tenton që të krijohet një traditë e përvjetshme dhe u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht.

 

“Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Festivalin “Çarshia” në një traditë të përvitshme, që e pasuron jetën kulturore të Shkupit dhe e vendos qytetin gjithnjë e më shumë në hartën kulturore të rajonit.

Ju ftoj të jeni pjesë e këtij fillimi. Çdo traditë e madhe ka nisur me një hap të parë. Uroj që, pas shumë vitesh, Festivali “Çarshia” të jetë një nga ato ngjarje me të cilat identifikohet Shkupi.”, ka përfunduar Mexhiti.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm