Mexhiti: 6.2 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin

Ka nisur zbatimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, një investim me vlerë prej 6.2 milionë eurosh që synon të rrisë sigurinë nga vërshimet dhe të mbrojë infrastrukturën, tokat bujqësore dhe banesat përgjatë lumit.

Lajmin e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili njoftoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin Muhamet Hoxha dhe kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, morën pjesë në nisjen e punimeve.

 

Sipas Mexhitit, projekti përfshin rregullimin e shtratit të lumit në një gjatësi prej rreth 12 kilometrash, nga Bojana deri në Gllumovë, ndërsa punimet do të realizohen në disa faza dhe pritet të përfundojnë deri në vitin 2029.

 

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti do të ofrojë mbrojtje më të madhe për qytetarët, shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën, duke adresuar një problem që, sipas tij, për vite me radhë kishte mbetur i pazgjidhur.

 

Mexhiti vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe atij qendror, duke theksuar se ky koordinim po sjell rezultate konkrete në terren.

 

“Qytetarët nuk kanë nevojë për premtime, por për rezultate”, u shpreh Mexhiti, duke e cilësuar projektin si pjesë të angazhimit të qeverisë për më shumë investime dhe zhvillim.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm