Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas projeksionit të fundit të OKB-së, që flet për ulje të ndjeshme të numrit të popullsisë në Shqipëri., ku thueht se vë vitin 2100 do të mbetemi me 512 mijë persona.
Meta shkruan se këto të dhëna janë kambanë alarmi dhe se është koha për dialog, zgjidhje dhe kthim të shpresës te shqiptarët:
“Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, shkruan Meta./E.B-dritare.net


