More

    Mesazhi i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e muajit të Ramazanit

    O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. (El-Bekare – 183) Të dashur besimtarë, Muaji i Ramazanit është muaj i veçuar nga ana e Allahut xh.sh; e ka veçuar me shumë ngjarje të shenjta, me shumë raste e ndodhi të cilat kanë bërë që njerëzimi të sheh dritë, ta prekë paqen, mirëqenien, ta shijojë lumturinë dhe rehatinë!

    Në muajin Ramazani Pejgamberit tone, Muhamedit a.s. Allahu Mëshirëplotë ia zbriti ajetet e para kuranore: “Lexo në emër të Zotit tënd që krijoi…”( Al Alak 1-2) Pikërisht në këtë Muaj, Allahu Fuqiplotë, mbi çdo gjë, përparësi i dha dijes; na urdhëroi që të lexojmë, të mësojmë, të ngritemi intelektualisht, sepse po e zbriste një Libër të cilin nuk do të ishte në gjendje ta shkruajë asnjë pendë, qoftë edhe një fjali prej tij. Pastaj, po në këtë muaj Krijuesi ynë na e urdhëroi agjërimin, ashtu siç ua kishte urdhëruar edhe atyre (popujve të tjerë) që ishin para nesh. Të dashur besimtarë, agjërim do të thotë abstenim i cili shtrihet përtej ushqimit, pijeve dhe marëdhënieve intime, duke na përballur me të gjitha veprimet të cilat na i ka ndalur Allahu Fuqiplotë.

    Të kuptuarit e kjëtij fakti ndihmon në përjetimin e kënaqësive në përballje me kushtet shumë të lehta gjatë agjërimit në Muajin e Ramazanit; na ndihmon në përjetimin e kënaqësisë gjatë kryerjes së ibadeteve; në përjetimin e kënaqësisë duke ecur krendar në rrugën e dritës nëpër të cilën eci Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. me shokët e vet. Besimtarë të dashur, gjatë muajit të agjërimit duhet të jemi sa më pastër e të çiltër pranë Zotit të Plotëmëshirshëm. Nuk ka sihariq më të mirë se sa kur do të na drejtohet vetë Allahu Fuqiplotë: “Selamun Alejkum, qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, prandaj hyni në të, aty jeni përgjithmonë” (Zumer, 73) Nuk mund të na pranojë Zoti pranë vetes nëse tërë kohës ia mendojmë njeri tjetrit të keqen, nëse e nëpërkëmbim dinjitetin e fqiut tonë, nëse nuk jemi të sjellshëm me prindërit tanë, me jetimët.

    Do ta arrijmë kënaqësinë e Krijuesit tonë vetëm atëherë kur para tij gjithmonë do të jemi të sinqertë, të dashur dhe humanist; të sinqertë në raport me urdhërat e Tij, të dashur në raport me krijesat e Tij si dhe humanistë në raport me skamnorët, të varfërit, jetimët, bonjakët. Lus Allahun xh. sh. me gjithë shpirt që ky Muaj të na gjejë sa më të përgatitur shpirtërisht, sa më të devotshëm dhe të vullnetshëm në kryerjen e ibadeteve dhe obligimeve tona fetare. Ju qoftë për hajër ky Muaj i bekuar dhe kalofshi ditë të mbara, në agjërim e ibadete, gjatë këtij muaji si dhe gjatë tërë jetës suaj. Paçi bekimin e Zotit Fuqiplotë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Tifozi special i Kombëtares në Hamburg, djali i komandantit Adem Jashari në mbështetje të kuqezinjve

    Sfida mes Kroacisë dhe Shqipërisë do të ketë në tifoz mjaft special. Në stadium këtë superndeshje për kuqezinjtë do ta...

    Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

    Një ari ka mbetur i ngordhur pasi një automjet e ka goditur mëngjesin e sotëm në rrugën e Gostivarit-Ohër,...

    Tifozët shqiptarë mbërrijnë në Hamburg

    Tifozët shqiptarë kanë filluar të mbushin qytetin e Hamburgut, aty ku Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në...

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare...