More

    “Mëngjese në kafe Rostand’, Kadare pret radhë të gjata adhuruesish (Foto)

    Libri ”Mëngjeset në kafe Rostand”, ka mbledhur adhuruesit e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Paris, të cilët, kanë pasur rastin të takohen dhe të marrin autografet nga ai, pikërisht në takimin letrar që është organizuar nga Fondacioni Aleanca Franceze.

    Përveç parisienëve, në këtë takim letrar nuk kanë munguar edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Paris, në mesin e të cilëve edhe këshilltarë, aktorë por edhe studentë.

    Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

    Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

    Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

    650 650

    650
    650
    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...