Mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa dita do jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup moti do jetë me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik njofton se nën ndikimin e një fushe të lartë të presionit ajror, do të vijojë periudhë e motit stabil.
“Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me temperatura të ulëta ku në disa vende do të zbresin nën zero gradë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë”, informon DPHM.

