Mbi 200 milionë tatime të papaguara: Kush janë borxhlinjtë kryesorë në Maqedoninë e Veriut?

Drejtoria e të Ardhurave Publike(DAP) në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 1/2026, që përfshin borxhe deri më 30.09.2025 dhe të papaguara deri më 31.12.2025, mbi bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave, përcjell INA.

 

Në listë janë të përfshirë 2.032 subjekte juridike (17 më pak se në listën e mëparshme) dhe 3.884 persona fizikë (204 më pak krahasuar me listën e kaluar).

 

Borxhi total neto i publikuar në Listën nr. 1/2026 arrin në 12.412.009.343 denarë, ose rreth 202 milionë euro, që është 17.999.039 denarë më shumë, përkatësisht rreth 293 mijë euro, krahasuar me listën e mëparshme.

 

Borxhi neto për tatime dhe kontribute kap vlerën 12.198.980.979 denarë, që është rreth 198.4 milionë euro, me rritje prej 15.744.599 denarësh ose afërsisht 256 mijë euro.

 

Ndërkohë, borxhi për detyrime doganore arrin në 213.028.364 denarë, ose rreth 3.46 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.254.440 denarësh, respektivisht rreth 36.6 mijë euro, krahasuar me listën paraprake.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm