Nga 1 shkurti 2026, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat vendoset një nga sanksionet më të rrepta në komunikacion: konfiskimi i mjetit motorik për personat që drejtojnë automjetin pa pasur patentë shoferi. Nëse kryerësi me këtë veprim shkakton vepër penale kundër sigurisë në trafikun publik, automjeti me të cilin është kryer vepra do të sekuestrohet, me kusht që ai të jetë në pronësi të tij.
Kur automjeti është në pronësi të një personi të tretë, ai mund të konfiskohet vetëm nëse vërtetohet se pronari ka ditur ose ka qenë i detyruar ta dijë se personi që drejtonte mjetin nuk kishte të drejtë vozitjeje. Rregullat e reja vlejë për të gjitha llojet e mjeteve motorike – vetura, motoçikleta, skuterë dhe mjete të tjera të motorizuara – dhe parashikojnë përgjegjësi penale, dhe jo vetëm kundërvajtëse, për raste të tilla.

