Policia, në një konferencë për media në orën 18:00, njoftoi se në sulmin në shkollën Örebro kanë humbur jetën rreth 10 persona.
“Nuk mund të jemi më të saktë se kaq. Po punojmë për identifikimin e viktimave,” thanë ata.
Sulmuesi nuk ishte i njohur më parë për policinë. Sipas autoriteteve, ai ka vepruar i vetëm.
“Nuk ka më asnjë rrezik,” njoftoi policia.
Policia nuk ka dhënë informacione për moshën e viktimave.