More

    Largohen nga puna 9 mësues në “Sh.F. 26 Korriku”/ Drejtori i pa kapshëm për mediat

    Njëra nga arsimtarët e pushuar nga puna thotë se arsyet janë politike, ajo rëfen ngjarjen.

    “Ne jemi shkarkuar nga detyra jonë si mësimdhënës pavarsisht përvojave shumëvjevçare dhe përkushtimit ndaj nxënësve ky veprim i cili duket qartë se është motivuar politikisht nuk është thjeshtë ndaj nesh por një sulm ndaj integritetit dhe arsimit” – tha Luljeta Nuredini-Ish Mësimdhënëse.

    Për këtë çështje kërkuam përgjigje nga drejtori, por I njejti nuk ishe aty. Tentuam të kontaktojmë në telefon e përgjigja ishte kjo.

     

    Udhëheqësia: Drejtor të kërkojnë nga Klan Macedonia… mirë, a do të kthehesh.

    Gazetari: A mund të flas unë?

    Udhëheqësia: Të kërkon të të dëgjoi, mund të flasësh apo je në “guzhva” trafik. Në “guzhva” trafik je, ok na falni.

     

    Gazetari: Në “Guzhva” trafik është, do të vijë ose jo?

    Udhëheqsia: do të vij por më vonë.

     

    Gazetari: Kur më vonë?

     

    Udhëheqësia: Nuk mund të ta them…

     

    Gazetari: Pse, do të ju largoi nga puna edhe juve?

     

    Udhëheqësia: Nuk na tha që do na largoi…

     

    “Më shumë se gjysë ore e pritëm këtu drejtorin e shkollës 26 korriku, deri më tani as nuk është lajmëruar dhe as nuk ka ardhur për tek zyra e tij”.

     

    Disa nga mësueset që tani më janë përjashtuar, lajmin e morrën duke qenë në pushim të lindjes. arsimtarët thonë se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të drejtat e tyre që kjo padrejtësi të marrë fund. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...