Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg pranon të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme, duke cituar fragmente të një fjalimi që ai mbajti të Shtunën.

“Ne e pranojmë që [reformat] mund të nënkuptojnë se duhet të paguajmë më shumë taksa dhe ta paguajmë atë në vende të ndryshme nën një kornizë të re,” pritet të thotë Zuckerberg në një fjalim në Konferencën e Sigurisë së Munihut, transmeton Portalb.

“Unë e kuptoj që ka zhgënjime se si kompanitë e teknologjisë tatohen në Evropë. Ne gjithashtu duam reformë tatimore dhe unë jam i kënaqur që OECD po e shikon këtë.

Facebook edhe kompani tjetër janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë. Zyrtarët qeveritarë ranë dakord të negociojnë rregulla të reja për atë se ku duhet të paguhet taksa dhe çfarë pjese të fitimit duhet të tatohet kur bizneset e mëdha digjitale nuk kanë një prani fizike në treg.Mbretëria e Bashkuar ka thënë se planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjitale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së.

Nëse merret ky vendim, Mbretëria e Bashkuar mund të përfitojë deri në 500 milionë dollarë brenda vitit.

Franca në anën tjetër është pajtuar për të shtyrë vënien e taksave në shitjet digjitale deri në fund të vitit, duke shtyrë kështu edhe arritjen e një marrëveshjeje globale.Zyrtarët amerikanë për tregti kanë thënë se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë.Në shenjë hakmarrjeje, Uashingtoni ka kërcënuar me vënien e tarifave në disa produkte ushqimore franceze./Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm