More

    Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin për përparimin e vendit, të publikuar në Strazburg, Komisioni Evropian dha dritë jeshile që të fillojnë negociatat,.

    “Ruajtja dhe thellimi i momentit të tanishëm për prioritetet urgjente të reformave do të jenë vendimtare. Komisioni që ta përkrah këtë, do të zbatojë qasje të përforcuar në kapitujt negociues në pjesën e gjyqësorit, të drejtat fundamentale, lirinë dhe sigurinë e vendit”, shkruan në raport.

    “Komisioni thekson ndryshim pozitiv në mendimin politik- diçka që nuk është pasur në vitet paraprake, por edhe që ishte pengesë në procesin reformues”.

    Në raport theksohet se edhe përkundër vështirësive për shkak mungesës së partisë kryesore opozitare, nga dhjetori deri në fund të janarit, strategjitë kryesore dhe ligjet janë miratuar, ndërsa shumë të tjera janë në përgatitje për miratim në muajt e ardhshëm.

    Në prag të publikimit të raporteve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, këto dy ditë në Organizim të Fondit Evropian për Ballkanin do debatohet për të ardhmen dhe shpejtësinë me të cilën mund të integrohet në BE.

    “Be duhet të fokusohet në përcaktimin më të mirë të kornizës kohore për hapjen e negociatave me çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se duam që të gjithë gjashtë vendet të fillojnë negociata sa më shpejt që është e mundur”, tha Srgjan Majstoroviq nga Fondi evropian për Ballkanin.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...