More

    Maqedonasit në Serbi i shkruajnë Siljanovskës – Shfuqizoni vendimin e Bujar Osmanit për Srebrenicën

    Kryetari i partisë “Maqedonasit në Serbi”, Goran Ilijevski, i ka dërguar letër Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, sic thuhet, të distancohet nga “veprimi i pamatur” i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e gjenocidit në Srebrenicë.

    Para votimit të Rezolutës më 2 Maj,sic njofton KlanM, Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut është bashkësponsore e Rezolutës në OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

    Lideri i “Maqedonasve në Serbi”, Ilijevski, siç përcjell KlanM, në letër potencon se vendimi i Osmanit është “privat” dhe se është miratuar jashtë institucioneve të Maqedonisë.

    “Kjo dëmton raportet Maqedoni – Serbi dhe komunitetin maqedonas në Srbi, që është pjesë përbërëse e popullit serb. Kërkojmë përgjigje urgjente para seancës së OKB-së dhe instruksione të reja për Ambasadorin tonë në OKB” – shkruan Ilijevski.

    Shefi i Misionit të B e H në OKB, Zlatko Llagumxhija, siç njofton KlanM, më 2 maj konfirmoi se është dakorduar propozimi përfundimtar I Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

    Teksti i dakorduar i Rezolutës për Srebrenicësn shpall 11 Korrikun – Si Ditë Botërore për përkujtimin dhe komemoracionin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, që do të shënohet për çdo vit./tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...