E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet e publikuara nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shihen disa persona, në mesin e të cilëve vetë Rahimaj, pastaj Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, që shihet teksa shtyn bashkë me Rahimajn një person tjetër.

Rahimaj, në postimin e tij në Facebook, tha se Asociacioni i Komunave ka degraduar në tërësi.

E pas kësaj, ka thirrur konferencë për media kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se janë të pritshme tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e Vetëvendosjes me tendenca siç tha, të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe në gjithë Kosovën.

“Kjo sot ka qenë më shumë për ta vendosur në lajthitje krejt kuvendin dhe për ta mbuluar një gjë që e ka bërë tashmë Vetëvendosja – shpifjen, mashtrimin, rrenën, mospunën, korrupsionin dhe të gjitha ato që i shihni përditë në Kosovë”, deklaroi ai.

Ne pyetjen se a është e vërtetë që e ka shtyrë fizikisht kryetarin e Kamenicës, Lladrovci u shpreh: “Unë shpesh herë them që jam bulldozher dhe kush me del përpara e marr pas vetes, por nuk është e vërtetë që e kam shtyrë. Unë kam kërkuar nga ta sepse sikur ata kanë të drejtë të dalin të pengojnë zhvillimet e punimeve të kuvendit, edhe ne që jemi shumica kemi të drejtë t’u themi largohuni dhe na lëshoni ne ta mbajmë kuvendin, sepse ne i kemi lënë punët tona sot nëpër komuna për të shkuar për ta mbajtur kuvendin”.

“Unë kam dëgjuar në media që ne kemi pasur edhe konfrontim fizik, por unë jam mirë, nuk e di që e kam goditur ose shtyrë dikë, nuk kam nevojë, ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë”.

“Ata janë mësuar që rrenat e veta t’i besojnë dhe pastaj të mendojnë që po i besojnë edhe qytetarët e të tjerët. Nuk guxon kurrë askush me m’dërgu fjalë fyese ose kërcënuese, askush, dhe asnjë kryetar i komunave të Kosovës. Nuk po them që s’mundet, por nuk guxon. Unë kam integritet, unë nivelin e lartë nuk i fali me m’ofendu dikush sepse nuk ia kam bo kërkujt punën me m’sha ose me m’ofendu, Zoti mos e bëftë”, përfundoi Lladrovci.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads