More

    Lëvizja Besa “Shkup” drejtë shkrirjes apo formimit të një partie të re

    Një grup i pakënaqur po punon drejt krijimit të një partie të re, e në proces po mashtrojnë edhe aktivistët e Lëvizjes BESA që janë afër tyre për të arritur qëllimet. Kështu akuzon Avdush Demiri, zëdhënësi i Lëvizjes Besa, krahu i Kasamit nga selia e sapohapur në Çair. Ai tha se kongresi i krahut tjetër nuk do të njihet nga gjykata, ashtu siç nuk u njoh shkarkimi i Bilall Kasamit. Ai thotë se kanë kontaktuar drejtpërdrejt me një pjesë të anëtarëve të grupit të Shkupit.

    “Kemi kontaktuar. Shumica edhe janë të manipuluar, nuk e kanë idenë se dikush i dërgon në formimin e një subjekti të ri politik dhe sigurisht që të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë mendim do të vijnë në Lëvizjen Besa”, tha Abdush Demiri, Lëvizja Besa.

    Nga aty njoftuan se kongresi është paralajmëruar më 24 shkurt në Shkup, përderisa krahu i Shkupit kongresin do ta mbajnë më 18 shkurt në Tetovë

    Për këtë, deputeti Afrm Gashi dhe ish-deputeti Zeqerija Ibrahimi kanë publikuar njoftimin edhe në rrjetet sociale.

    Orhan Murtezani nga krahu i Shkupit, thekson se kongresi i partisë do të mbahet më 18 shkurt, ndërsa në lidhje me spekulimet se do të formojnë parti të re, ai thotë:

    “Nuk është e rëndësishme për ne kush çfarë thotë nga ata që nuk i respektojnë vendimet e partisë. Janë e kaluar e hidhur që nuk ia vlen më as të flasim. Atyre nuk u është dërguar ftesë. Ftesa u dërgohen partive të tjera. Ata janë ende grup joformal”, tha Orhan Murtezani, Lëvizja Besa.

    Ndryshe, përçarjet brendapartiake në Lëvizjen Besa filluan më 6 janar, kur Këshilli qendror mori vendim për shkarkimin e kryetarit të partisë, Bilall Kasamit dhe si udhëheqës të funksionit të tij emëruan Nexhbedim Kahremanin. Pas kësaj, u sulmua edhe selia e partisë në Shkup, ndërsa u hap edhe një seli paralele. Më vonë gjykata e shpalli si të pavlefshëm vendimin e këshillit qendror.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...