More

    Lëvizja Besa dega Saraj , u përcaktua në krah të Bilall Kasamit

    Përplasjet te Lëvizja Besa , gjegjësisht ndarja e tyre në dy grupe , në atë të Shkupit dhe Tetovës ka krijuar mjegulli te aktivistët e kësaj lëvizje.

    Portali jonë derveni.info ju sjell foto nga të dyjat grupet apo fraksionet në Saraj , ku sipas fotografive rezulton se grupi i udhëhequr nga Bilall Kasami ka përkrahje të pakontestueshme në Derven .

    Në njoftimet e tyre në facebook , Krahu i Shkupit pos fotografisë së mledhjes kanë shkruar se Ideja Vazhdon , duke mos njoftuar për zgjedhje apo jo të Kryetarit të Degës apo strukturave tjera lokale. Ndryshe nga ata grupi i Tetovës të udhëhequr nga kreu i kësaj partie Bilall Kasami njoftuan se për Kryetar Dege në Saraj e zgjodhi Shabi Jakupin, njofton derveni.info.

    ”Pas thuajse një muaj aktivitet në ngritjen e strukturave që nga niveli i nëndegëve, vlen të theksojm edhe punën e palodhshme të kryetarit të komisionit të komunës së Sarajit, pra arhitektit dhe njëkohësisht edhe afarist i suksesshëm z. Shabi Jakupit, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit për organizimin dhe ngritjen e strukturave për kongresin e 24 Shkurtit, me datë 16 Shkurt rrumbullaksuan edhe procesin e formimit të degës së Lëvizjes Besa – Saraj, me çrast për kryetar dege unanimisht iu dha besimi magjistrit të shkencave ekonomike Sani Saidit, njëherit edhe një nga themeluesit e Lëvizjes BESA në Saraj që nga themelimi i saj, nënkryetar magjistri i shkencave ekonomike Agron Selami, Minire Sulejmani dhe Shabi Jakupi, si dhe sekretar Jasir Xhika” thuhet në njoftimin e tyre në facebook.

    Mbetet të shifet se cili nga grupet rivale do ti fitoj vulat e partisë dhe zyrtarisht të regjistrohet si Lëvizja Besa./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...