More

    Letra që 7 -vjeçatja nga Aleppo ia dërgoi Donald Trumpit, ka marrë dhenë

    Letra që 7 -vjeçatja nga Aleppo ia dërgoi Donald Trumpit, ka marrë dhenë

    Shtatë vjeçarja nga Siria, Bana Alabed e cila tashmë e njohur botërisht për raportimin e saj nga Aleppo në Twitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

    “Ti duhet të bësh diçka për fëmijët nga Siria, sepse ata  njesoj si fëmijët e tu dhe meritojnë paqe ”, ka shkruar vogelushja.

    Bana është evakuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi.

    Nëna e saj, Fatmah ka thënë se vajza e saj e ka shkruar letrën pak ditë para se Trump të inaugurohej si president i SHBA-së, pasi ajo e kishte parë atë shumë herë në televizion.

    Më poshtë është letra e saj e plotë:

    I dashuri Donald Trump.

    Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë-vjeçare nga Alepo.

    Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

    Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Aleppo isha në shkollë por ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

    Disa nga shokët e mi vdiqën.

    Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

    Në Turqi,  mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

    Megjithatë, miliona fëmijë siriane nuk janë si unë dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

    E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës  prandaj të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe.

    Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...