Në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili po mbahet sot në Shkup, Nebi Rexhepi është zgjedhur Sekretar Organizativ i partisë, duke zëvendësuar Blerim Bexhetin.
Ky ndryshim vjen në kuadër të rinovimit të strukturave drejtuese të partisë dhe synon përforcimin e organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të BDI-së në të gjithë vendin.

