Largohen shitësit ilegalë edhe nga Qendra Klinike në Shkup

Dje, shërbimet inspektuese kryen një aksion të koordinuar në disa lokacione në Shkup, duke larguar shitësit ambulantë ilegalë në Qendrën Klinike, Tregun e Gjelbër dhe Bunjakovec.

 

Aksioni u krye nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektoratin e Komunës Qendër.

 

Qyteti i Shkupit informon se qëllimi i kontrolleve është vendosja e rendit komunal, parandalimi i tregtisë së paligjshme, mbrojtja e sipërfaqeve publike dhe sigurimi i kushteve të barabarta për të gjithë tregtarët që veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore.

 

“Nuk do të lejojmë që zonat publike të uzurpohen dhe të përdoren për shitje të paligjshme”, tha Qyteti i Shkupit.

 

Ata njoftojnë se kontrollet inspektuese dhe aktivitetet e koordinuara do të vazhdojnë në periudhën në vijim, me qëllim ruajtjen e rendit komunal dhe respektimin e ligjeve në të gjithë qytetin.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm