Ky është Naser Ajdari, gjykatësi shqiptar që votoi “PËR” amnestimin e të akuzuarve nga PSP


Derisa i gjithë shteti dhe i gjithë populli është ngritur në këmbë kundër nismës së gjykatësve kushtetues për rivlerësim të nenit lidhur me ligjin për amnesti, në Gjykatën Kushtetuese ka edhe nga ato gjykatës të cilët duan të falin të gjitha krimet e ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, e të cilët akuzohen nëpër lëndë të ndryshme nga PSP.

Sot në Gjykatën Kushtetuese kësaj nisme iu dha dritë jeshile. Nga 9 gjykatës gjithsej, 6 prej tyre votuan për ndërsa 3 kundër.

Kundër këtij rivlerësimi votuan Sali Murat, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski. Ndërsa “për” votuan Elena Gosheva, Vangelina Markudova, Nikolla Ivanovski, Naser Ajdari, Vlladimir Stojanovski dhe Jovan Josifovski.

Siç mund të shihni në pjesën e gjykatësve të cilët duan të falen të gjitha krimet e ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, është edhe një gjykatës shqiptar, e ai është Naser Ajdari nga Haraçina e Shkupit.

A thua cili është interesi i këtij gjykatësi për të vepruar në kundërshtim nga ajo që askush jashtë Gjykatës Kushtetuese nuk do e dëshironte, përpos pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së.

Edhe njohësit e këtyre çështjeve komentojnë dhe dyshojnë se bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje politike mes dy partive maqedonase. Madje edhe shoqata e gjykatësve paralajmëron dëme të mëdha nga një vendim eventual i Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë veprim, gjykatësi Ajdari dhe gjykatësit tjerë Kushtetues do të tradhëtojnë shpresat e shumë qytetarëve në vend për një gjyqësi më të mirë dhe më të drejtë. Për këtë shkak siç thonë njohësit, të rinjtë po e braktisin shtetin për një vend më të drejtë dhe pa korrupcion. /zhurnal.mk

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm