
Me përkushtim dhe planifikim të kujdesshëm, kanë përfunduar me sukses punimet për sanimin e rrugës kryesore në hyrje të vendbanimit Rashçe.

Në këtë segment rrugor, për vite me radhë paraqitej problem serioz me grumbullimin e ujërave atmosferik, gjë që vështirësonte qarkullimin dhe dëmtonte infrastrukturën. Me punimet ndërtimore të realizuara, rruga është nivelizuar plotësisht dhe është instaluar rrjet i ri i infrastrukturës nëntokësore, duke mundësuar largimin e rregullt të ujërave atmosferik.

Me këtë ndërhyrje është zgjidhur një problem i kahmotshëm, duke përmirësuar sigurinë, funksionalitetin dhe pamjen e hyrjes së vendbanimit Rashçë.

Komuna vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës lokale, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi./derveni.mk

