Sot kryetari i komunës së Sarajit ka emëruar Sherif Sherifin si Drejtor të shkollës fillore “Bedri Tairi” në Sfillare të Poshtme, njofton derveni.mk.
Sot pata kënaqësinë të emëroj z. Sherif Sherifi në detyrën Drejtor i SHFK “Bedri Tairi” në Svillarë të Poshtme.
Duke i uruar suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme, besoj se me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim do të vazhdojë avancimi i procesit edukativo-arsimor dhe krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.
Arsimi mbetet prioritet i yni dhe do të vazhdojmë mbështetjen për çdo institucion arsimor në Komunën e Sarajit, shkruan në faqen e tij në facebook kryetari Elmazi./derveni.mk

