Sot në zyrën e Kryetarit të Kuvendit , Kryesia e Shoqërisë Kultutoro Artistike “Shqiponja Shkup” zhvilloi takim pune kreun e Kuvendit Talat Xhaferi , njofton derveni.info.
Temë e këtij takimi ishte edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar SHKUPI FOLK-FEST .
Kryeparlamentari Xhaferi premtoi mbështetjen institucionale dhe shtetërore për realizimin e këtij manifestimi prestigjioz kulturor në sferën e kulturës dhe folklorit në ballkan.
Festivali SHKUPI FOLK-FEST do të mbahet më 11,12 dhe 13 Maj në Sheshin e Flamurit në Saraj./derveni.info