More

    Kryeministri Xhaferi: Zgjidhet problemi në Çashkë, prej nesër vazhdon mësimi i rregullt

    Nxënësit e Shkollës Fillore “Todor Janev” në Çashkë, prej nesër  i kthehen procesit mësimor. Nën patronazhin e  Kryeministrit Talat Xhaferi, në koordinim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara, ju njoftojmë se është gjetur një zgjidhje për të vazhduar procesin arsimor në këtë shkollë për të gjithë nxënësit, edhe atë në gjuhën e tyre amtare.

    Mësimi për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillohet përkohësisht në objektin ekzistues, gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor dhe sipas programeve të përshtatura për të përvetësuar materialin që është lëshuar për shkak të mos mbajtjes së orëve në  periudhën e kaluar.

    Zgjidhja  e këtij problem të madh, që në formë të marrëveshjes është nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Çashkës dhe drejtorit të shkollës, parashikon rikthimin e kompetencave të kryetarit të komunës në menaxhimin e shkollës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ndërtimin e objektit të ri shkollor, si zgjidhje e përhershme e sfidës që vuri në pikëpyetje arsimimin e nxënësve të kësaj komune në gjuhën amtare.

    Ndërtimi i objektit do të jetë përgjegjësi e përbashkët e Ministrisë dhe Komunës.  Çashka do të nisë një iniciativë për themelimin e një subjekti të ri juridik, do të sigurojë lokacionin dhe dokumentacionin e plotë urbanistik dhe të planit, ndërsa Ministria e Arsimit  dhe Shkencës do të sigurojë mjete financiare dhe do e realizojë projektin e infrastrukturës. Shkolla e re duhet të ndërtohet deri në fund të vitit aktual kalendarik.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska fal ish-kryetarin e Komunës së Manastirit! Ishte dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare…

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili vuante dënimin me...

    Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

    TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar...

    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim

    Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21....

    Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

    Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të...