Largimi në masë i trurit nga vendet anëtare të BE-së nga Lindja drejt Perëndimit është një çështje ekzistenciale, ndërkohë që gjysma e BE-së po përballet me pakësimin e popullsisë dhe ky është një problem që duhet diskutuar në nivel europian, u shpreh kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq për të përditshmen franceze “Le Monde”.
“Kroacia po humbet çdo vit një qytezë me 15 000 banorë dhe, për Kroacinë, kjo është një çështje ekzistenciale”, tha Plenkoviq gjatë intervistës.
“Falë turizmit, ky problem është më i vogël në Dalmaci, por në Kroacinë Lindore, për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së vendeve të reja të punës, njerëzit po largohen për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vende të tjera europiane”, vazhdoi ai duke theksuar se populistët marrin shumicën e votave në Kroacinë Lindore.

