Kreu i BFI-së Sulejamn Rexhepi uron besimtarët me rastin e Ditëlindjes së Pejgamberit a.s

Urim me rastin e ditëlidjes të Pejgamberit Muhamed a.s.

Nga zemra dhe shpirti, të gjithë besimtarëve muslimanë në vend e më gjërë, si edhe të gjithë vëllezërve e motrave tona nga dijaspora jonë e çmuar, ua uroj ditëlindjen e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.

Ditëlindja e Pejgamberit, njeriut më të veçantë që ndonjëherë ka lindur në këtë botë, për ne të gjithë është një mundësi dhe rast i ri të përkujtojmë madhështinë e tij, besimin e paluhatur, dashurinë ndaj Islamit, ndaj njeriut, prindërve, familiarëve, miqve e fqinjëve, të përkujtojmë humanitetin e tij dhe gadishmërinë për t’ju ndihmuar të varfërve, bonjakëve e të sëmurve.

Mënyra e jetesës së Muhamedit a.s. është dhe do të mbetet model se si duhet jetuar, është shembull që duhet ndjekur në vazhdimësi kurse misioni i tijë fisnik në përhapjen e urdhërave të Allahut dhe të Islamit janë dëshmia më madhështore e arsyes së ardhjes në këtë botë të njeriut që është vula e pejgamberisë.

Gëzuar, vëllezër e motra!

S/R

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm