E hënë, 5 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Krenar Lloga: Bekim, kjo është hera e katërt që je në Qeveri – çfarë ke bërë në 10 muaj?!

Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj Bekim Saliut, duke i kujtuar se kjo është hera e katërt që bëhet pjesë e një kabineti qeveritar, por pa ndonjë rezultat konkret.

 

 

“Heren e parë ke qenë në kabinetin e BDI-së, herën e dytë në kabinetin e Zaevit/LSDM dhe tani në atë të Mickoskit/VMRO. Mijallkovi është gjykuar dhe dënuar kur ju keni qenë në Qeveri (keni harruar, sepse keni hyrë e dalë tri herë). Kjo është hera e katërt që je në Qeveri – tregoni një gjë që keni bërë përgjatë këtyre 10 muajve?”, ka deklaruar Lloga.

 

Reagimi i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj kritikave politike që kanë qarkulluar ditët e fundit, duke hedhur dritë mbi mungesën e kontributit konkret të Saliut në mandatin aktual.

 

Lloga përmes këtij mesazhi kërkon llogaridhënie publike për veprimtarinë qeveritare dhe mban qëndrim kritik ndaj riciklimit të figurave politike pa rezultate të dukshme.

Më të lexuara

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Mësohet data se kur do të mbahet seanca për Ligjin për gjuhët, gjegjësisht gjuhën shqipe

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski deklaroi se është...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Akuzat ndaj Kreshnik Bektshit, Ahmeti: Nëse dal në rrugë nuk ka kthim prapa

Nëse ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi akuzohet për tragjedinë...

Forcat izraelite do t’i rrë’zojnë mbi 100 shtëpi në Bregun e uz’urpuar Perëndimor

Forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar...

2 Maj – Shpallja e Zonës së Lirë, si nisën luftimet në Karadakun e Kumanovës

2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads