Ushtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish-aktivistë i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi për Pressonline.al, ka folur për veprimet politike të ish bashkë-aktivistit, aktualisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Hristijan Mickoskit, Arben Fetai, si dhe për takimin e tij të fundit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
“Duke e njohur si bashkë-aktivist politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Po e them shkurtimisht! Ai mund ti bie nga rruga e kombit, nga shiriti i Arbër Xhaferit, mund të shkelë qilimin e objektit të kryeministrit Kurti ti shtrëngon duart me të, por dhimbshmërisht të dytë tashmë ai si zëvendës kryeministër andej kufirit e ky si kryeministër këndej kufirit, janë shembujt të kqinjë të përçarjes politike të shqiptarëve! Dhe momenti politik i tyre është jo për shqiptarët por për pozicionet e tyre të paqëndrimta e polarizuese! Po të ishte ndryshe, Kryeministri në detyrë Kurti do të duhej t’i mbyllte derën në këtë kohë një njeriu që përçau edhe Selën, edhe Taravarin”, thotë Krasniqi për PressOnline.al