E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps, ministri pohon se do të shqyrtohen disa drejtorë

Edhe pas disa muajsh ankesash nga një pjesë e stafit të mjekëve dhe të tjerë, Karolina Simonovska, vazhdon të jetë drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve “Kozle”. Ankesat vazhdojnë! Nga droja se mund të pësojnë me vendin e punës ose pasoja të tjera, mjekët ngurrojnë të flasin para kamerës për ato që pretendojnë se i përjetojnë në klinikë nga drejtoresha! Me një shkrim anonim, pohojnë se drejtoresha e ka futur klinikën në një kolaps të plotë profesional, diskriminim dhe kaos administrativ. Rrëfejnë edhe një rast konkret se çfarë ka ndodhur.

SHKRIM ANONIM NGA STAFI I KOZLES

“Situata arriti kulmin kur Simonovska, e shoqëruar nga trupat e sigurimit, urdhëroi nxjerrjen me forcë të mjekëve nga ambientet e klinikës, madje edhe në momente kur fëmijët ishin duke u trajtuar. Kjo nuk është thjesht paaftësi menaxheriale – kjo është një dhunë e drejtpërdrejtë ndaj parimeve bazë të kujdesit shëndetësor dhe të drejtave të punonjësve”

Në letër, pjesë e stafit apelojnë për veprim urgjent nga institucionet, gjersa ankohen se drejtoresha Simonovska po ushtron regjim të frikës, duke vendosur masa disiplinore arbitrare. Shkruhet po ashtu mandati i Simonovskës ka mbaruar.

I pyetur për këtë, ministri i shëndetësisë Arben Taravari, deklaroi se do të bëjnë disa ndryshime pasi po mbaron afati 6 mujor i disa drejtorëve.

“Ankesa ka të llojllojshme disa qëndrojnë disa nuk qëndrojnë, besoj se në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë disa ndryshime të drejtorëve pasi që afati 6 muaj i disa drejtorëve mbaron, kështu që jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe nuk duam të ndodhë kjo si zhurmë, ose si diçka spektakulare, por në kuadër të ndryshimeve të rregullta që mendojmë t’i bëjmë në disa drejtori nuk jemi shumë të kënaqur por në disa drejtori jemi super të kënaqur”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

 

Përndryshe, pas ankesave të vazhdueshme nga stafi i “Kozles”, më 19 dhjetor 2024, Simonovska shkoi në kabinet te Taravari, nga ku doli duke thënë se takimi ishte konstruktiv dhe se shpreson se do të vazhdojë të mbetet drejtoreshë e Kozles. Ankesat ndaj saj Simonovska i pati quajtur si përhapje gënjeshtrash. Edhe atë kohë Taravari pati deklaruar se po shikohet puna e disa drejtorëve dhe se do të ketë ndryshime aty ku konstatohet se nuk funksionojnë siç duhet.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads