Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se në disa fshatra të Komunës së Sarajit aktualisht ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një defekti në rrjet. Si pasojë e kësaj gjendjeje, është shkaktuar edhe mungesë e ujit për pije, pasi pompat e ujësjellësit funksionojnë me energji elektrike.
Situatën po e ndjekim me shumë kujdes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me EVN. Ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë intensivisht që defektet të sanohen sa më shpejt dhe të rikthehet furnizimi me energji elektrike, e me këtë edhe furnizimi normal me ujë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin, thuhet në njoftimin e komunë së Sarajit./derveni.mk

