Komuna e Haraçinës, me iniciativën e kryetarit Ridvan Ibraimi, ka dhuruar një zyrë klubit futbollistik Shkëndija. Kjo zyrë, e vendosur në godinën e re të komunës, do të shfrytëzohet nga kryesia e klubit për organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të tyre. Ky akt tregon përkushtimin e institucioneve lokale për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e sportit në Haraçinë.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të çelësit për zyrën e re të dhuruar nga Komuna e Haraçinës, ishin të pranishëm kryetari i klubit Isuf Bajrami, nënkryetari Daur Beqiri, drejtori gjeneral Sulo Alimi , dhe drejtori sportiv Sedat Iljazi. Kjo prani e rëndësishme e përfaqësuesve të klubit reflekton vlerësimin e madh që ata i japin këtij gjesti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e infrastrukturës administrative të Shkëndijës.