More

    Kompanitë kërkojnë lehtësimin e procedurave për fotovoltaikët

    Shkup, 9 tetor – Rritja e çmimit të energjisë elektrike solli katër fish e gjysmë fatura më të larta të rrymës te kompanitë nga industria automobilistike, objektet e të cilave edhe pse janë me efikasitet energjetik përmes optimizimit të procesit të prodhimit kërkojnë mënyrë për uljen e ndikimit mbi fitimin.

    Këto kompani, sipas kryetarit të Asociacionit të Kompanive të Huaja me Prodhimtari të Avancuar Teknologjike, Viktor Mizo, kërkojnë thjeshtësim të procedurave për vendosjen e fotovoltaikëve në objekte.

    “Të mos ketë limit për madhësinë e instalimit të fotovoltaikëve në konstruksionet e çative të objekteve, ndërsa njëkohësisht të lejohet mundësia për shitje të tepricave të rrymës në tregun e lirë”, veçanërisht për kompanitë në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale”, tha Mizo.

    Edhe pse një pjesë e kompanive, para pak kohësh paralajmëruan largimin nga puna të gjysmës së të punësuarve, nëse nuk marrin ndihmë nga shteti për tejkalimin e pasojave nga kriza energjetike, ai theksoi se sektori me të cilin udhëheq, nuk është aq i varur nga çmimi i rrymës siç janë sektori metalurgjik dhe energjetik dhe se kompania gjermane Kostal, me të cilën menaxhon planifikon 50 punësime të reja deri në fund të vitit.

    “Rryma nuk ndikon në çmimin e produktit final në një përqindje kaq të madhe në vendin tonë dhe nuk do të ketë largime nga puna. Edhe në momentet kur nuk kishte prodhim të plotë në Evropë, ne i mbajtëm të gjithë punëtorët, sepse në atë kuadër është investuar shumë dhe është i nevojshëm për operacionet tona në të ardhmen. Por jam i sigurt se ka kompani te të cilat do të ketë ndikime negative”, nënvizoi Mizo.

    Kompanitë nga industria automobilistike, shtoi, kërkojnë mënyrë për kursim dhe racionalizim të procesit të punës, me përqendrim të prodhimtarisë në pesë ditët e punës, por edhe bashkim të festave dhe fundjavave dhe optimizim të proceseve, me çka do të uleshin shpenzimet.

    Kompania Kostal, e cila këto ditë shënon gjashtë vjetorin e fillimit zyrtar, në kohë të krizës, Mizo paralajmëroi se për vitin e ardhshëm planifikon të punësojë edhe 200 persona, për shkak të projekteve të reja investuese por edhe hapjen e kapaciteteve të reja në një qytet tjetër në shtet.

    “Sipas analizave më të fundit strategjike të të gjitha lokacioneve të Kostalit në botë, Kostal Maqedoni duhet të jetë lokacioni kryesor evropian për prodhimin e sistemeve për automjete elektrike dhe hibride plug-in. Kjo do të thotë një konfirmim dhe valorizim i madh i asaj që kemi bërë në gjashtë vitet e fundit dhe mënyrës se si jemi treguar në grupacion”, shtoi Mizo.

    Kostal Maqedonia, gjatë periudhës së kaluar në Ohër ka investuar 100 milionë euro, për momentin ka 1.030 të punësuar, dhe hyn në ciklin e tretë të investimeve me investimin e 50 milionë euro të reja gjatë dy viteve të ardhshme.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shkup, regjistrohen 130 shkelje në trafik

    Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të...

    Bekim Murati: Nëpërmes masave të ndryshme Agjencia për Punësim kujdeset për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

    Sot Drejtori Bekim Murati së bashku me z. Stefen Hudolin - Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup...

    Keni kujdes, Shkupi nesër i bllokuar që nga mëngjesi

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (2 dhjetor) SPB Shkup do të marrë masa për regjim të...

    MPB njofton: 102 gjoba vetëm në Shkup

    Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë...
    WordPress Ads